Transmetuar më 24-03-2018, 13:38

Ardhja në jetë e një fëmije, është finalizimi më i bukur që mund t’i bëhet një historie dashurie!

Pas 12 viteve bashkë, këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodian Asllani, kanë dëshmuar se nuk janë një çift i zakonshëm, të paktën për mënyrën se si kanë vendosur t’i realizojnë gjërat më të rëndësishme në jetën e tyre.

Pas propozimit fantastik që showgirl-i mori gjatë pushimeve në Maldive, shumë shpejt erdhi lajmi i shtatzënisë, dhe vetëm pak kohë më parë, ajo është bërë mama e një vajzë bukuroshe të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

Menjëherë, pas gjithë këtyre ngjarjeve fantastike, pyetja që ngrenë të gjithë të njohurit dhe dashamirësit e çiftit, është se kur do të martohen ata të dy? A kanë menduar një ceremoni sekrete, apo një organizim madhështor?

Me sa duket hapin e parë e ka ndërmarrë Zaimina, e cila do të martohet sot, në skenën e "Xing" me Ermalin në Tv Klan, ku siç duket edhe nga fotot, këngëtarja shkëlqen e veshur në të bardha.