Transmetuar më 24-03-2018, 13:19

Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në Shqipëri. Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen.

Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare 

Kjo pasi sipas informacionit që ata kanë pasur, djali i Minellës i cili jeton jashtë mund të kishte kryer ndonjë transfertë valute. Por nga verifikimet ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash.

Mësohet se grupi hetimor është duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme, por kryesorja vazhdon të mbetet ajo e tentativës së vjedhjes.

Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçaj i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta.

Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të së premtes, ku katër persona tentuan të vjedhin banesën e Minella dhe Elsa Muçës, në lagjen “29 Nëntori” Fier, duke thyer drynin e derës. Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm çifti Muça, të cilët pasi pikasën hajdutët dhe lajmëruan policinë.

E njoftuar nga telefonata, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u përball me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një makinë. Për kapjen e të dyshuarve janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit./b.l/noa.al/

Vrasja e hajdutit nga policia në Fier, pamjet e rënda kur familja mëson se djali ka vdekur

Një i vrarë dhe një i plagosur, grabitësit do hynin te shtëpia e çiftit që e ka djalin në Meksikë

Përplasja me armë në Fier, identifikohet personi i vrarë nga policia Përplasja me armë polici-grabitës në Fier, pamjet kur ekzekutohet viktima

Policia e Fierit, ekzekuton një të dyshuar dhe plagos një të dytë. Gruaja tregon tmerrin

Tentativa e grabitjes me një të vrarë në Fier, kush është i plagosuri

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier, kush është familja që u tentua të grabitet

Tentativa e grabitjes përfundon në përplasje me armë, vritet një nga të dyshuarit, plagoset tjetri