Transmetuar më 24-03-2018, 11:45

Zlatan Ibrahimovic është larguar nga ekipi i Manchester United duke lënë përfundimisht edhe premier ligën. Lajmin e ka bërë të ditur klubi I Los Angeles Galaxy me anë të një postimi në Twitter.

Pak kohë më parë e ‘Los Angeles Times’ publikoi një frazë: “E Dashur Los Angeles, je e Mirëpritur”’. 

Pikërisht kjo frazë shërbeu si një paralajmërim për transferimin e sulmuesit, ndërsa në fund ishte firma e lojtarit mbi logon e klubit.

Njoftimi në “Twitter” i klubit, me Ibramovic përkrah një luani, ka hequr çdo dyshim. Video që njofton kontraktimin e Ibrahimovic përfundon me frazën: “Los Angeles, mirësevjen Zlatan” dhe hashtagu #zLAtan.

36-vjeçari mund të debutojë me Galaxy në derbin kundër Los Angeles që luhet me 31 mars.