Transmetuar më 24-03-2018, 09:41

Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një incident të vogël, pasi është rrëzuar live në emision.

Anëtarja e jurisë së "The Voice Kids", u mrekullua nga performanca e Denisit dhe teksa u ngrit për ta përqafuar, u pengua dhe u rrëzua në skenë.

The Voice mbrëmë ka nisur netët live dhe gjatë gjithë mbrëmjes ishin konkurrentët e skuadrës së Enedës ata që konkurruan me njëri-tjetrin për të zgjedhur 4 më të mirët që do të vijojnë garën në netët e tjera.

Por pas performancës se Denisit, i vetmi djalë në skuadrën e saj, Eneda u ngrit për ta përqafuar, por nuk ia doli. U rrëzua në skenë para se t’i afrohej Denisit.

Fare sportive dhe pa shqetësimin më të vogël, madje duke qeshur shumë, Eneda tha se gjithçka ndodhi ishte syri i keq, situatë të cilën e kaloi me humor./b.l/noa.al/