Transmetuar më 24-03-2018, 08:02

Që në moshën 40 vjeçare, por ka raste edhe më përpara, ndodh të na ndjekë kudo, pa u larguar për asnjë moment. Pikërisht atëherë zë fill tundimi nga ushqimet e preferuara por që shumë shpejt kthehen në fruta të ndaluara. Arsyeja? Kolesterina.

Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkupton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Prandaj sot po iu sjellim këtë recetë të thjeshtë dhe natyrale sesi të luftoni kolesterolin e lartë.

Përbërësit: 1 lugë xhenxhefil pluhur, 1 thelpinj hudhër, 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja: Në një mikser shtoni të gjithë përbërësit me radhë dhe përzieni derisa të jenë grirë të gjithë përbërësit.

Kulloni lëngun dhe futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer për një periudhë 7 ditore. Konsumoni një lugë gjelle nga ky lëng në mëngjes dhe në darkë. Tensioni i lartë do ulet dhe nivelet e kolesterolit do të stabilizohen./b.l/noa.al/