Transmetuar më 23-03-2018, 23:11

Mbrëmja e sotme futbollistike ofroi përballje titanësh në kuadër të ndeshjeve miqësore për kombëtaret.

Kështu Gjermania dhe Spanja u ndanë në barazim 1-1 në miqësoren e luajtur në stadiumin e Dyseldorfit.

Fillimisht ishte sulmuesi Rodrigo i Valencias, i cili shënoi për iberikët vetëm pas 6 minutash lojë.

Ndërsa 10 minuta nga fundi i pjesës së parë bavarezi Thomas Myler me një goditje spektakolare barazoi shifrat në 1-1. Pjesë e dytë përveç golave dhuroi gjithçka.

Një tjetër takim luksi ishte ai mes Argjentinës dhe Italisë, i mbyllur me fitoren e amerikanolatinëve 2 – 0.

Pa Lionel Messi në fushë, Argjentina shënoi dy herë fillimisht me  ish-mesfushorin e Interit, Banega, ndërsa më pas me mesfushorin e Ëest Hamit, Lanzini./m.sh/noa.al/