Transmetuar më 23-03-2018, 19:42

Dihet se antibiotikët veç trajtimit që bëjnë për sëmundje të ndryshme, sjellin edhe efekte anësore. Ndaj mjekët shpesh përpiqen të shmangin antibiotikët kur paraqitemi për probleme shëndetësore.

Jo më kot janë zhvilluar edhe fushata për përdorimin e kifizuar të antibiotikëve.

Një studim i fundit i kryer nga “Harvard T.H.” dhe “Chan School of Public Health” ka zbuluar se antibiotikët rrisin me 27 % shanset për vdekje të parakohshme.

Antibiotikët sipas hulumtuesve rrisin rrezikun për sëmundjet  zemrës te gratë.

Gratë që konsumojnë më shumë se dy muaj antibiotikë kanë 58 % më shumë shanse të preken nga sëmundjet e zemrës.

“Bakteret e zorrëve lidhen me një numër të çrregullimeve vdekjeprurëse, siç mund të jenë sëmundjet kardiovaskulare dhe disa tipe të kancerit. Ekspozimi ndaj antibiotikëve ndikon në balancën dhe kompozicionin e mikrobiomit të zorrëve, edhe pasi ndërpritet përdorimi  antibiotikeve. Andaj është e rëndësishme që të kemi më të qartë se si mund të ndikojnë antibiotikët në sëmundjet kronike” ka deklaruar kryesuesi I grupit të studiuesve Dr. Lu Qi./a.m./noa.al/