Transmetuar më 23-03-2018, 19:19

Një disfatë që djeg shumë ajo e kombëtares së 21-vjeçarëve në shtëpi ndaj Sllovakisë.

Djemtë e Alban Bushit u mundën me rezultatin 2-3, por ajo që e bën më të pakapërdishëm këtë humbje është fakti se kuqezinjtë ishin dy herë në avantazh dhe të dyja herët u përmbysën.

Nuk mjaftoi një super-Rey Manaj i cili realizoi dy gola. Sulmuesi kuqezi kaloi përpara Shqipërinë në minutën e 44-t duke çuar të tijtë në epërsi në dhomat e zhveshjes.

Me rikthimin në fushë Spalek barazoi për Sllovakinë.

Vetëm pas 4 minutash, në të 52-ën Manaj kaloi sërish në avantazh kombëtaren tonë.

Minutat e fundit djemtë e Bushit u shpërqendruan duke u ndëshkuar dy herë.

Dimun barazoi në të 80-ën për Sllovakinë dhe dhe në 87-ën Mraz i dha goditjen finale kuqezinjve.

Minutat e mbetura nuk shërbyen për asgjë dhe kombëtarja e 21-vjeçarëve pësoi një humbje të rëndë në shtëpi./a.m./noa.al/