Transmetuar më 23-03-2018, 15:47

Sporti i peshëngritjes në vendin tonë është goditur sërish nga një tjetër skandal dopingu. 

Pas Romela Begajt së fundmi edhe peshëngritësja tjetër, Evangjeli Veli, ka rezultuar pozitive në kontrollet anti-doping.

Sportistja do të merrte pjesë në kampionatin Europian të Rumanisë, që do të mbahet më 26 mars, por pas kontrollit anti-doping të bërë në vendin tonë ajo ka humbur këtë mundësi.

Nga sa mësohet sportistja ka marrë një substancë të ndaluar, pasi kishte ftohje. Veli për momentin është e pezulluar nga aktiviteti.

Gjithashtu peshëngritëses pritet që t’i hiqet edhe bursa olimpike, që iu akordua pak ditë më parë nga Komiteti Olimpik./b.l/noa.al/