Transmetuar më 23-03-2018, 14:11

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit, ku një person u vra nga policia dhe një tjetër mbeti i plagosur, pas një tentative grabitje në një banesë.

Viktima është i riu që shikoni në fotografi Xhuljan Sollaku 20 vjeç, nga fshati Katund i Ri i Elbasanit.

Ai humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu, ku plumbat e marrë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Krahas tij mbeti i plagosur 37-vjeçari Arben Muça, i cili ndodhet në spitalin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të premteje, ku katër persona tentuan të vjedhin banesën e Minella dhe Elsa Muçës, në lagjen “29 Nëntori” Fier, duke thyer drynin e derës. 

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm çifti Muça, të cilët pasi pikasën hajdutët dhe lajmëruan policinë. E njoftuar nga telefonata, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u përball me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një makinë.

Për kapjen e të dyshuarve janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit. /a.y/noa.al

Vrasja e hajdutit nga policia në Fier, pamjet e rënda kur familja mëson se djali ka vdekur

Një i vrarë dhe një i plagosur, grabitësit do hynin te shtëpia e çiftit që e ka djalin në Meksikë

Përplasja me armë në Fier, identifikohet personi i vrarë nga policia Përplasja me armë polici-grabitës në Fier, pamjet kur ekzekutohet viktima

Policia e Fierit, ekzekuton një të dyshuar dhe plagos një të dytë. Gruaja tregon tmerrin

Tentativa e grabitjes me një të vrarë në Fier, kush është i plagosuri

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier, kush është familja që u tentua të grabitet

Tentativa e grabitjes përfundon në përplasje me armë, vritet një nga të dyshuarit, plagoset tjetri