Transmetuar më 23-03-2018, 14:01

Pas ngjarjes së rëndë të Fierit ku gjatë një tentative grabitjeje dhe në përleshje me policinë humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër, dalin detaje të reja. Grupi i hajdutëve i përbërë nga katër persona sipas policisë,  hapën zjarr ndaj policisë, e për pasojë njëri prej vdiq dhe tjetri u plagos.

‘News 24’ ka siguruar dëshminë e gruas së Arben Muçës në polici të plagosurit nga kjo ngjarje, ndërsa ajo ishte shprehur se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.

Nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Vrasja e hajdutit nga policia në Fier, pamjet e rënda kur familja mëson se djali ka vdekur

Një i vrarë dhe një i plagosur, grabitësit do hynin te shtëpia e çiftit që e ka djalin në Meksikë

Përplasja me armë në Fier, identifikohet personi i vrarë nga policia Përplasja me armë polici-grabitës në Fier, pamjet kur ekzekutohet viktima

Policia e Fierit, ekzekuton një të dyshuar dhe plagos një të dytë. Gruaja tregon tmerrin

Tentativa e grabitjes me një të vrarë në Fier, kush është i plagosuri

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier, kush është familja që u tentua të grabitet

Tentativa e grabitjes përfundon në përplasje me armë, vritet një nga të dyshuarit, plagoset tjetri