Transmetuar më 23-03-2018, 12:57

Mësohen të tjera detaje lidhur me tentativën e grabitjes së shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku ndërhyrja e policisë dhe shkëmbimi i të shtënave, bëri që njëri nga të dyshuarit të vritet dhe tjetri të plagoset.

Mësohet se katër persona, mes tyre viktima Xhuljano Sollaku 20 vjeç nga fshati Katund i Ri i Elbasanit dhe 37-vjeçari Arben Muça nga Puka, i cili mbeti i plagosur, dëmtuan bravën e derës së çiftit Muça, por pikasja e tyre bëri që të ndërhynte policia.

Teksa kanë tentuar të shqyejnë derën e çiftit Muça si dhe të fqinjit, për shkak se mendohet se nuk e dinin me saktësi shtëpinë, bashkëshortët kanë njoftuar policinë me telefon në sallën operative.

Kjo e fundit ka nisur menjëherë patrulla dhe forca policie të cilat kanë pritur që ti kapnin hajdutët.

Pararoja e grupit të vjedhësve Arben Muça që ndodhej në hyrje të pallatit ka hapur zjarr kundër policisë kur ka parë forca policie. Zjarr ka hapur edhe një hajdut tjetër i cili ka zbritur nga kati i dytë.

Dy të dyshuarit që u arratisën, u larguan me një makinë fuoristradë, e cila u gjet e braktisur në afërsi të fshatit Baltëz.

Mësohet gjithashtu se çifti Muça ka një djalë i cili punon jashtë Shqipërisë mundet në Meksikë. Çifti është në gjendje ekonomike të dobët, por dyshohet se grabitësit kanë pasur dijeni se djali i tyre jetonte në Meksikë dhe kanë menduar se mund t’u ketë sjellë prindërve para. 

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të premteje, ku katër persona tentuan të vjedhin banesën e Minella dhe Elsa Muçës, në lagjen “29 Nëntori” Fier, duke thyer drynin e derës.

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm çifti Muça, të cilët pasi pikasën hajdutët dhe lajmëruan policinë. E njoftuar nga telefonata, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u përball me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Për kapjen e të dyshuarve janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. /a.y/noa.al 

Përplasja me armë në Fier, identifikohet personi i vrarë nga policia

Përplasja me armë polici-grabitës në Fier, pamjet kur ekzekutohet viktima

Policia e Fierit, ekzekuton një të dyshuar dhe plagos një të dytë. Gruaja tregon tmerrin

Tentativa e grabitjes me një të vrarë në Fier, kush është i plagosuri

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier, kush është familja që u tentua të grabitet

Tentativa e grabitjes përfundon në përplasje me armë, vritet një nga të dyshuarit, plagoset tjetri