Transmetuar më 22-03-2018, 10:15
Publicitet

Shoqëria e “cicërimave” do të punojë për një modifikim të algoritmit për ta vënë lajmin si prioritet. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i microblog në faqen e internetit BuzzFeed.

Ideja do të ishte të propozonte, me rastin e ngjarjeve veçanërisht të rëndësishme, një seksion të dedikuar me “cicërima” dhe lajme për atë temë të veçantë.

Duket se një test i parë u bë me rastin e vdekjes së astrofizikantit Stephen Hawking. “Ne po punojmë që ta bëjmë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë lajmin, për të cilin ata janë të interesuar”, shpjegon Keith Coleman i Twitter.

Për momentin, theksoi BuzzFeed, faza e testimit është e kufizuar në një grup të vogël të përdoruesve të iOS dhe Android në Shtetet e Bashkuara.

Për të trajtuar rrjedhën e lajmeve do të jetë një algoritëm, dhe në fazën e parë të testimit është planifikuar një ndërhyrje njerëzore.

Zgjedhja e Twitter shkon në drejtim të kundërt me atë të marrë nga Facebook pas bujës së “fake news”./b.l./noa.al/