Transmetuar më 21-03-2018, 21:29

Obeziteti është një problem për miliona njerëz në mbarë botën nga i cili vijnë edhe shumë sëmundje.

Metoda të ndryshme janë përdorur nga dietologët për të sjellë ndryshimin te personat mbipeshë por shpesh herë pa rezultat.

Zakonisht njerëzit obezë vuajnë edhe nga mania për të konsumuar ushqime gjithë kohës.

Për të larguar këtë ves, shkencëtarët e Universitetit të Emoryt kanë zbuluar një metodë të re trajtimi revolucionare.

Ata kanë ndërhyrë tek disa pacientë obezë tek nervi në tru i cili transmeton sinjalin e urisë. Mjekët kanë bërë një farë “ngrirjeje” të nervit, duke shmangur kështu konsumin e tepërt të ushqimeve.

Eksperimenti ka dhënë rezultate mjaft të mira. Thuajse 100 % e personave që morën pjesë kanë ndjerë më pak uri dhe për më tepër nuk kanë pasur efekte anësore.

Pacienatët kanë rënë nga pasha pas 90 ditësh nga fillimi i trajtimit./a.m./noa.al/