Transmetuar më 21-03-2018, 18:55

Nuk i kanë mbajtur nervat kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesili, i cili ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi kërkoi që seanca të niste në orën 16:30, deputetët e VV hodhën sërish gaz lotsjellës, veprim ky që nuk është kaluar lehtë nga kryeparlamentari.

Edhe pse me zë të ulët, Kadri Veseli dëgjohet teksa shan atë që hodhi gazin lotsjellës.

Pas pak sekondash, ai lë me shpejtësi sallën e Parlamentit dhe largohet jashtë për të shmangur komplikacionet e gazit.

Seanca e sotme plenare në Kosovë, ku u diskutua për demarkacionin me Malin e Zi, solli përplasje të shumta, deri edhe në përdorimin e gazit lotsjellës.

Me urdhër të Prokurorisë, disa deputetë të Vetëvendosjes u arrestuan. /k.k/noa.al/