Transmetuar më 21-03-2018, 16:42

Parlamenti i Kosovës është kthyer sot në një arenë përlasjesh mes forcave politike, ku u diskutua ndoshta çështja më e nxehtë e viteve të fundit, demarkacioni më Malin e Zi.

Situata degjenroi deri në hedhjen e gazit lotsjellës në seancë.

Menjëherë pas lëshimit të urdhër-arresteve për disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë ndalimi i deputeëve Sami Kurteshi, Drita Millaku, Arbërie Nagavdi, Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Por, pasi e kanë arrestuar, e kanë liruar menjëherë deputeti Sami Kurteshi. /k.k/noa.al/