Transmetuar më 21-03-2018, 16:21

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka planifikuar një mënyrë shumë të veçantë për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë. Në mes të pyllit ai fshehu një kuti druri të vjetër, të cilën e bleu në një dyqan antik dhe vendosi brenda saj unazën.

Më pas e groposi kutinë diku mes pemëve. Teksa po bënin një ecje me të dashurën e tij, Lisa, ai u hoq sikur gjeti kutinë dhe po bënte sikur "ishte zbulimi i shekullit nga antikiteti".

Në kuti shkruhej një proverbë e Biblës në lidhje me gruan si dhe në të shkruhej viti 1800. Pas leximit të vargut të parë të Biblës, ai hapi kutinë, duke zbuluar diçka të mbështjellë me një pëlhurë të bardhë. “A mund ta shihni atë mirë?”

Më pas ai heq leckën, duke u ndalur në mes të rrugës për të lexuar vargun e dytë të Biblës: “Ai që gjen një grua gjen një gjë të mirë”.

E dashura ende është e magjepsur nga gjetja e thesarit dhe nga dëgjimi i vargjeve të Biblës nuk e ka zbuluar ende atë që po vjen dhe tronditet jashtë mase kur i dashuri zbulon unazën e martesës dhe i kërkon asaj të martohet me të.

Ajo habitet dhe emocionet e kapin në befasi, duke bërë që kamera të bjerë përtokë, por i dashuri e ngre atë për të regjistruar edhe pjesën tjetër të reagimit të saj dhe momentin kur ajo thotë “Po” propozimit të tij./b.l/noa.al/