Transmetuar më 21-03-2018, 13:28

Miqësia dhe bashkëpunimi mes regjisores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu është i njohur.

Ato vijnë si paketë dyshe në spektakle të ndryshme televizive, duke garantuar sukses.

Por ditën e sotme, Vera feston ditëlindjen dhe nxënësja e saj e preferuar nuk e ka kursyer një urim gjithë superlativa.

Alketa e quan verën një grua të mrekullueshme, legjendë dhe profesorin e saj, madje e krahason me një 10-vjeçare që nuk do rritet kurrë.

“Bibla e Profesionit Vera Grabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Grazie Prof! Gëzuar ditëlindjen, grua e mrekullueshme. Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gezuar 10- vjetorin!”, shkruan Alketa në Facebook. /a.y/noa.al