Transmetuar më 21-03-2018, 13:12

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kërkoi që drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.

Por në një dalje për mediat ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha, e cilësoi letrën e ministrit si një akt të dënueshëm.

Sipas tij, letra është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës dhe vendosje de jure e prokurorisë nën tutelën e qeverisë.

“Informacioni më i sigurtë është prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës. Informacioni i dukshëm që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën’, tha Basha. /a.y/noa.al