Transmetuar më 21-03-2018, 12:50

Teressa Middleton ka qenë nëna më e re e Britanisë. Në moshën 11 vjeçare ajo ka lindur një fëmijë, pasi u abuzua seksualisht nga vëllai i saj Jason.

Përdhunimi nga vëllai i saj i shkaktoi pasoja të shumta. Ajo nisi alkoolin dhe drogën për vite me radhë, pasi hjuk mund ta kapërcente dot dramën që përjetoi.

Middleton sot është 24 vjeçe dhe është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo thotë se është gati të nisë një jetë të re dhe ka hequr dorë nga të gjitha veset e mëparshme.

"Edhe pse kisha shumë frikë. Jasm gati të bëhem nënë për herë të dytë", shprehet 24 vjeçarja.

Tressa është fejuar me të dashurin e saj Darren Young, 31 vjeç. “Kishte raste kur mendoja se nuk do kisha kurrë një fëmijë tjetër. Por ndihem keq sepse vajza ime e parë nuk është me mua”, shprehet ajo.

Tressa fillimisht e mbajti të fshehtë identitetin e babait të fëmijës, por kur e bija mbushi dy vjeç, ajo zbuloi se ishte përdhunuar nga i vëllai i saj.

Ajo u lejua të mbajë vajzën e saj, Toni, për dy vjet pas lindjes, por pasi më në fund u zbulua e vërteta, asaj iu mohua kontakti me fëmijën.

Jason Middleton u burgos për përdhunimin e motrës së tij kur ishte 16 vjeç. Vajza e saj, Toni tani është pothuajse aq e madhe sa nëna e saj Tressa kur ajo u përdhunua dhe solli në jetë atë./b.l/noa.al/