Transmetuar më 21-03-2018, 12:35

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Një makinë tip “BMW” me targa AA 354 NY, është përplasur me një furgon mallrash në Bilisht të Korçës.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Pas ndihmës së parë, të dëmtuarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar. /a.y/noa.al