Transmetuar më 21-03-2018, 12:16

Pritja e ëmbël e bebushes, duket se nuk e ka kufizuar bukuroshen e shoëbiz-it shqiptar që të bëj gjërat që e bëjnë të ndihet mirë.

Dhe një prej tyre ajo e ka ndarë me të gjithë fansat e saj. Siç duket, mëngjesi i Xhensila Myrtezaj sot është planifikuar jo në shtëpi, apo ndonjë ambient biznesi duke shijuar një kapuçino të nxehtë apo briosh, por në palestër.

E motivuar për të mbajtur trupin në formë, edhe pse në muajin e pestë të shtatzënisë, këngëtarja e njohur është duke u ushtruar në mënyrë rigoroze në palestër, çka e bën të ndihet mirë me veten.

Xhensila duket vërtet shumë bukur në pamjen e saj, dhe duket se ka shtuar shumë pak kilogramë, edhe pse nga ardhja në jetë e priceshës së çiftit të njohur, ka mbetur jo më pak se 4 muaj.

Ka qenë bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku ai i cili ka konfirmuar i pari këtë lajm të bukur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij. Ai ka postuar një fotografi tejet të ëmbël ku edhe e shoqëron me një mbishkrim: “Jeta që sjell jetë”, shkruan Besi.

Ndërsa këtë të dielë e ftuar në një emision fëmijësh, këngëtarja bukuroshe krahas konfirmimit të pritjes së ëmbël tregoi edhe gjininë e bebit, që është në pritje të një vajze. /b.l/noa.al/