Transmetuar më 21-03-2018, 11:14

Kanë filluar të të dalin ato rrudhat poshtë dhe në anë të syve? Mos i merr inat se me pak punë mund t`i zbehësh.

Për këtë ju vjen në ndihmë Aloe Vera e cila është një bimë popullore që ruan ujin në gjethet e saj të trasha. Gjethet prodhojnë dy substanca, xhelin, i cili është pak a shumë ujë dhe disa lëndë të tjera ushqyese të përziera në të.

Më poshtë janë të listuara përfitimet që Aloe Vera sjell në pamjen tuaj.

Parandalon shenjat e parakohshme të plakjes- Rrudhat lindin me kalimin e moshës. Por ka edhe faktorë të tjerë që mund të përshpejtojnë procesin natyror. Aloe Vera ndihmon në parandaliminh e këtyre shenjave të hershme të plakjes.

 Lufton aknet dhe pikat e zeza- Xheli aloe mund të bëjë mrekulli në lëkurën tuaj duke luftuar aknet dhe duke pastruar shenjat që mbeten.

Maska me aloe vera dhe pastë dhëmbësh

Përbërësit: Pastë dhëmbësh, lëng domate, kapsula me vitamin E, xhel Aloe Vera

Në një tas të pastër hidh gjysmë lugë pastë dhëmbësh. Shto edhe gjysmë lugë xhel aloe vera. Më pas xhelatinën e vitaminës E, shto 1 lugë lëng domate dhe përzieje mirë.

Këtë përbërje aplikoje më pas në zonën ku ke probleme. Përhape me kujdes përmes gishtërinjve të pastër. Lëre në fytyrë për 5 minuta dhe më pas laje me ujë të ftohtë. Pastaj thaje mirë fytyrën. Hapi tjetër është përdorimi i xhelatinës së vitaminës E.

Merr disa pika dhe vendosi mbi lëkurë. Lëre gjithë natën dhe laje në mëngjes. Këtë të dytën aplikoje çdo natë. Kurse të dy hapat bashkë, një ditë po, një ditë jo, për një muaj. Do ta shikosh menjëherë diferencën./b.l/noa.al/