Transmetuar më 21-03-2018, 11:00

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë 32-vjeçari, Elsi Kosiqi.

Personi që shikoni në fotografi, është autori i dyshuar i arrestuar mbrëmjen e djeshme, si i dyshuar për krimin, 24-vjeçari Mahmut Gega, nga Shupenza e Diobrës.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vrasjes, është për konflikte për motive të dobëta, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Elsi Kosiqi, i njohur ndryshe si Elson Kosiqi, u ekzekutua rreth orës 01.30 të së martës në oborrin e shtëpisë së tij, pak pasi e kanë thirrur në emër. Bëhet e ditur se Kosiqi nuk kishte shumë që ishte kthyer nga një udhëtim në Maqedoni, kur sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte për në shtëpi, në momentin kur e vranë.

Vrasësi e ka thirrur në emër dhe më tej ka shkrepur armën drejt tij, ku tre plumba e kanë goditur në gjoks. Mësohet se Elsoni, kishte punuar për disa vite në Itali, ku bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel 5 katësh në zonën e llixhave në Dibër. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. /a.y/noa.al

Vrau dibranin në oborrin e shtëpisë, pamjet e arrestimit të të dyshuarit

Vrasja e biznesmenit në Maqellarë, arrestohet i dyshuari, zbulohen motivet

E vranë në oborrin e shtëpisë, ky është dibrani i ekzekutuar

Si e vranë dibranin në derë të shtëpisë, detajet që u zbuluan

Atentat me armë zjarri në Dibër, i riu ekzekutohet në oborrin e shtëpisë