Transmetuar më 21-03-2018, 10:56

Dy organizata kriminale narkotrafikantësh të lidhur me mafian italiane Ndrangheta e Camorra janë shkatërruar mëngjesin e sotëm nga policia italiane me urdhër të Prokurorisë së Romës.

Mediat italiane bëjnë me dije se rreth 200 forca policie kanë ekzekutuar në provincën e Romës dhe të Napolit urdhër arrestimin për 19 persona,16 në burg dhe 3 në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të kokainës, pjesëmarrjes në organizim mafioz e armëmbajtje pa leje. 

Sipas burimeve policore mes të arrestuarve ka dhe shtetas shqiptarë. Hetimet kanë zbardhur se këto dy grupe kriminale vepronin në sinergji me njëra-tjetrën.

Njëri prej tyre drejtohej nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella.

Ndërsa grupi tjetër drejtohej nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico të cilat vepronin në provicën e Romës. Policia pritet të zbardhë rreth mesditës detajet këtij operacioni./b.l/noa.al/