Transmetuar më 21-03-2018, 10:41

Këngëtarja e famshme Ariana Grande raportohet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ylli i muzikës pop është takuar me të dashurin  Mac Miller për rreth 18 muaj dhe të dy janë të lumtur për fëmijën që do të vijë në jetë.

24-vjeçarja po mban shtatzaninë të fshehtë, larg syrit të publikut. Grande ka munguar në rrjetet sociale përgjatë gjithë vitit 2018 duke i bërë fansat të dalin në përfundimin se ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Raportohet se këngëtarja është 2 muajshe shtatzënë. Por dhe pse zërat se ajo është shtatzënë po qarkullojnë shumë në showbiz-in e huaj, burime pranë këngëtares e mohojnë këtë gjë. 

“Ace Showbiz” shkruan se Ariana nuk është në pritje të një fëmije, ajo po merr një periudhë pushimi nga rrjetet sociale pasi është e angazhuar me projekte të reja. 

24-vjeçarja është në përfundimin e albumit të saj të ri dhe kur çdo gjë të jetë gati ajo do t’i rikthehet rrjeteve sociale dhe televizionit si zakonisht”, shton burimi megjithëse një pjesë e fansave të saj janë skeptikë e nuk u besojnë këtyre fjalëve.

Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller dhe historia e tyre e dashurisë është shumë e veçantë, ata e respektojnë dhe e duan njeri- tjetrin shumë. Në koncertet e saj, Mac e ka shoqëruar Arianën dhe fansat e tyre i adhuojnë kur i shikojnë bashkë./b.l/noa.al/