Transmetuar më 21-03-2018, 09:28

Një makinë tip “Benz” është përplasur me një shtyllë mëngjesin e sotëm në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Siç mund të shikoni në fotografi makina me targa VL 9861 B, në pronësi të një punonjësi policie, është vjedhur nga persona të paidentifikuar, në orët e para të mëngjesit.

Por teksa largoheshin hajdutët janë përplasur me një shtyllë korrenti, duke braktisur mjetin dhe larguar nxitimthi.

Por brenda makinës janë gjetur njolla gjaku, pasi dyshohet se hajdutët janë plagosur nga përplasja.

Aktualisht policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al