Transmetuar më 21-03-2018, 09:00

Në videon që gjeni më poshtë, shihni momentin e arrestimit të autorit të dyshuar të krimit të ndodhur në Maqellarë të Dibrës, ku u vra me armë zjarri 32-vjeçari Elsi Kosiqi.

Pamjet tregojnë momentin e shoqërimit në komisariat të Mahmut Gogës, banues në Shupenzë, i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Maqellarë Elsi Kosiqi, rreth 32 vjeç. 

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vrasjes, është për konflikte për motive të dobëta, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Elsi Kosiqi, i njohur ndryshe si Elson Kosiqi, u ekzekutua rreth orës 01.00 të së martës në oborrin e shtëpisë së tij, pak pasi e kanë thirrur në emër. Bëhet e ditur se Kosiqi nuk kishte shumë që ishte kthyer nga një udhëtim në Maqedoni, kur sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte për në shtëpi, në momentin kur e vranë.

Vrasësi e ka thirrur në emër dhe më tej ka shkrepur pistoletën drejt tij, ku tre plumba e kanë goditur në gjoks. Mësohet se Elsoni, kishte punuar për disa vite në Itali, ku bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel në zonën e llixhave në Dibër. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. /a.y/noa.al

Vrasja e biznesmenit në Maqellarë, arrestohet i dyshuari, zbulohen motivet E vranë në oborrin e shtëpisë, ky është dibrani i ekzekutuar

Si e vranë dibranin në derë të shtëpisë, detajet që u zbuluan

Atentat me armë zjarri në Dibër, i riu ekzekutohet në oborrin e shtëpisë