Transmetuar më 21-03-2018, 08:52

Jemi gati për të pritur pranverën, sidomos pas valës së të ftohtit që ka goditur pjesën më të madhe të botës.

Nëse në vendin tonë jemi ende në pritje të ditëve të bukura me diell, në Japoni ka ardhur stina më e bukur, dhe e admirueshme nga shumë vende të botës.

Bëhet fjalë për çeljen e luleve të qershive, e njohur ndryshe si Hanami.

Thënë ndryshe fjala Hanami, është e përbërë nga hana (lule) dhe mi (rrënjë e fjalës shikoj), që ka të bëjë me admirimin e bukurisë së luleve të qershive.

Periudha ideale për të admiruar këtë spektakël mahnitës është fundi i marsit dhe fillimi i prillit, ku do gjenden me mijëra njerëz duke shijuar hanami, shkruan noa.al.

Një eksperiencë, që vlen të provohet të paktën një herë në jetë. /a.y/noa.al