Transmetuar më 21-03-2018, 08:35

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Lezhës këtë të martë.

I arrestuari është Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Pepmarku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më 15 janar autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

Sakaq Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al