Transmetuar më 20-03-2018, 21:43

Çfarë të ndodh kur eliminon bukën nga dieta e përditshme:

1. Do të humbasësh shumë ujë

Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit. Natyrisht, trupi do të rifillojë të krijojë depozita të reja duke përdorur glycogen-in, por nga ana tjetër, humbja e ujit do të jetë shumë e madhe.

2. Çrregullimet e zorrëve do të bëhen më të shpeshta

Pa nivelet e duhura të fibrave, të cilat rregullojnë zakonisht aparatin tretës, do të kesh vazhdimisht shqetësime me zorrët. Kur ndalon bukën, natyrisht ke ndalur edhe nivelin e fibrave që mund të marrësh nga bishtajoret dhe në këtë mënyrë mungesa e tyre do t’i bëjë vizitat në tualet edhe më të shpeshta.

3. Trupi nuk do të ketë rezistencë

Kur hamë karbohidrate, trupi ynë dërgon sinjale në tru, falë hormonit të mirë – serotonina. Kur ndalon bukën dhe ke mungesë karbohidratesh, trupi sa vjen e bie nga rezistenca, rrjedhimisht bie edhe prodhimi i serotoninës./a.k/noa.al/