Transmetuar më 20-03-2018, 21:36

Rritja e parametrave të sigurisë rrugore mbetet një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Një pjesë e madhe e aksdienteve kanë shkakatrë drejues mjetesh që qarkullojnë nën ndikimin e alkoolit apo drogave.

Por, nëse për alkoollin kryhen testet dhe çdo ditë prangosen shoferë të papërgjegjshëm, ende nuk ka pajisje që kap shoferët që janë nën ndikimin e drogave.

Pajisje të tilla policia pritet të marrë së shpejti. Raportohet e policia ka kryer procedurat për marrjen e një drageri të ri që konstaton 8 llojë substancash narkotike.

Një drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë, si dhe i hiqet patenta deri në një vit dhe për rimarrjen e saj duhet të paraqesë vërtetim mjekësor toksikologjik që është i pastër.

Po ashtu në varësi të sasisë së konsumit, drjejtuesi mjetit rrezikon edhe arrestimin./a.m./noa.al/