Transmetuar më 20-03-2018, 21:06

Teksa kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ndodhet në "arrest shtëpie" i akuzuar për "tjetërsim prone" dhe "shpërdorim detyre" pas arrestimit të tij dhe 11 zyrtarëve të tjerë në lidhje me skandalin e tokave në Shëngjin, në këtë njësi të qeverisjes vendore mund të mbahen zgjedhje të reja.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka deklaruar se nëse PS e kandidon për kryebashkiak në Lezhë, do ta merrte në konsideratë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ndreu tha se do ta konsideronte nëse Partia Socialiste e shikon si të mundshme kandidimin e tij.

"Unë nuk kam shpallur kandidaturën, por edhe nëse forca politike e imja ma kandidon mua do ishte nder të përfaqësoj qyetarët e Lezhës, ashtu siç i përfaqësova me shumë korrektesë në kandidimin tim si deputet.

Do ta konsideroj nëse forca ime politike gjykon se unë do jem kandidati i mundshëm për bashkinë e Lezhës", tha Ndreu. /m.sh/noa.al/