Transmetuar më 20-03-2018, 20:48

Sulejman Starova do të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Ferronikelit në Kosovë.

“Po kam firmosur per Ferronikelin. Shpresoj të jap kontributin tim atje dhe të realizojmë objektivin”, deklaroi Starova për Panorama Sport.

Më herët gjatë ditës së sotme, u përfol se edhe Klodian Duro mund të ishte trajneri i mundshëm për Ferronikelin, por mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar Bobi në pankinën e ekipit kosovar. Ferronikeli mbeti pa trajner, pas largimit ditën e djeshme të Ismet Munishit.

Kujtojmë që pak kohë më parë Starova u shkarkua nga drejtimi i klubit të Partizanit, ndërsa lëvizja e tij erdhi pasi në krye të klubit u vendos vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. /m.sh/noa.al/