Transmetuar më 20-03-2018, 20:46

Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, Policia e Shtetit i sekuestroi një bzinesmeni prona me vlerë 10 milionë euro si dhe firmën e ndërtimit në pronësi të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Spahiu 53-vjeç, i cili dyshohet se ka ngritur biznesin e ndërtimit duke investuara para të siguruara nga trafiku i kokainës.

Ky i fundit është dënuar në vitin 2011 për trafik droge nga Kolumbia në Gjermani.

Sipas prokurorisë, paratë e fituara nga traifku i kokainës, ai i ka investuar përmes kompanisë së ndërtimit “Pinari” në disa komplekse dhe troje kryesisht në zonën e Selitës.

Gjykata vendosi sekuestrimin e 32 apartamenteve të Spahiut me sipërfaqë 3400 metër katrorë, tri njësi tregtare me sipërfaqe 230 metër katrorë, një vilë tre katëshe dhe disa garazhe.

Po ashtu u sekuestruan edhe dy sipërfaqe trojesh, përkatësisht 18 mijë dhe 5600 metër katrorë./a.m./noa.al/