Transmetuar më 20-03-2018, 20:36

Shumë prej nënave e shprehin dashurinë për fëmijën e tyre duke e puthur ne buzë. Por kjo është një gjë shumë e gabuar për shëndetin e foshnjës sipas mjekëve.

Pediatrit dhe psikologët japin dy arsye të forta se pse është e gabuar.

Së pari fëmijës i përçohen mesazhe të gabuara, dhe nga ana mjekësore është e dëmshme pasi mund ti ngjisni fëmijës baktere të dëmshme.

Sipas studimeve të fundit, puthja në buzë mund t’i sjellë fëmijës probleme me dhëmbët në të ardhmen.

Mjekët kanë deklaruar se nevojitet një fushatë sensibilizimi për prindërit të jenë më të informuar.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oulos, u arrit në konkluzionin se foshnjat që ishin puthur në buzë nga prindërit kishin shfaqur më shumë probleme me dhëmbët.

“Prishja e dhëmbëve konsiderohet një sëmundje infektive e transmetueshme. Kjo do të thotë se mund të kalojë nga një person në tjetrin, në këtë rast nga nëna te fëmija” thotë doktor Metro Raha Sepehrara për Metro.co.uk./a.m./noa.al/