Transmetuar më 20-03-2018, 20:30

Nga Mentor Kikia

Siç dihet, zgjedhjet në Rusi i kanë vëzhguar edhe katër deputetë shqiptarë.

Luan Rama, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati.

Sikurse njoftoi per mediat shqiptare Luan Rama nga Moska, zgjedhjet ishin te qeta dhe te lira.

Për shkak të përbërjes politike, vëzhguesit shqiptarë pritet të dalin me dy raporte.

Opozita do ti quajë zgjedhjet të rregullta, ndërsa mazhoranca të parregullta.

Për këtë arsye, pritet që edhe qeveria të mos i njohë zgjedhjet, e për pasojë të mos njohë as Vladimir Putinin për president.(Kjo ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit lidhur me financimin rus për PD-në).

“Burime jo zyrtare” thonë se parlamenti shqiptar do të monitorojë nga afër edhe zgjedhjet e ardhëshme në SHBA, për të verifikuar nëse do të ketë mbështetje ruse për lobistet e Trampit në Uashington.

Dhe nga kjo do të varet nëse qeveria shqiptare do ti njohë apo jo zgjedhjet në SHBA.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al