Transmetuar më 20-03-2018, 20:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në Zejmen të Lezhës një shtetas është vetvarur.

Mësohet se 47 vjeçari me iniciale M.K., 47 është gjetur i vetëvarur në depon e veglave të punës.

"Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se në depon e veglave të punës është vetvarur shtetasi M.K.,47 vjeç, banues në Zejmen.

Nga veprimet e kryera rezulton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër", njofton policia. /m.sh/noa.al/