Transmetuar më 20-03-2018, 20:10

Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi sjell historinë e vrasjes së intelektualëve shqiptarë gjatë regjimit komunist.

Në vitet 1946-1948 në Shqipëri janë zhvilluar disa procese politike kundër disa intelektualëve që ishin proamerikanë  ose ishin pjesë e antifashistëve të cilët ushtria amerikane i liroi nga kampet e fashizmit në Itali në shtator-tetor 1948.

"Pas shumë vitesh kërkimi, kam mundur të evidentoj gjithë personat e përfshira në këto procese të egra politike. Gati të gjithë të arrestuarit u mbajtën 2 vjet të izoluar në hetuesi dhe u torturuan në mënyra çnjerëzore.

Në 70-vjetorin e ekzekutimi të nëpunësve Sinan Gjoni e Spiro Ruços dhe gazetarit Kolë Berisha, por postoj fotografitë e hetuesisë së dy prej tyre (itjetri nuk ka foto hetuesie)", shkruan Dervishi.

Në foto Kolë Berisha (majtas) dhe Spiro Ruço (djathtas) pas gati 2 vjetësh izolim e tortura në hetuesinë komuniste./m.sh/noa.al/