Transmetuar më 20-03-2018, 20:00

Pak ditë më parë, në Pallatin e Kongreseve u organizua koncerti i balerinëve shqiptarë, të cilët kanë bërë famë jashtë kufijve.

“Rikthimi i dallëndysheve” solli një natë shumë të veçantë për artdashësit dhe personazhet publikë, që e ndoqën, ishin të shumtë.Njëri prej tyre, ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, së bashku me të motrën dhe mamanë. Koncertin e prezantonte Ilda Bejleri, e cila kishte dhe të vëllain balerin pjesëmarrës.

Siç dihet, këto kohë është përfolur shumë për një lidhje dashurie mes deputetit të ri dhe gazetares së sportit, bukuroshes Ilda Bejleri.

Që të dy janë pyetur për këtë lidhje, ndërkohë që asnjëri nuk i ka kursyer fjalët e mira për tjetrin, nuk e kanë mohuar lidhjen, por as e kanë pohuar, shkruan “Panorama”.

Dhe siç ndodh gjithnjë në këto raste, kur një histori ka akoma mister, media i qepet derisa të marrë vesh të vërtetën.

Duke mos vënë në dyshim pasionin e Klevisit për baletin, shumë prej nesh mund të mendojnë se një nga arsyet që ishte aty, kishte të bënte me prezantuesen, Ildën, e cila duhet thënë se atë natë ishte bërë si një princeshë e vërtetë.

Misteri vazhdon, janë në lidhje, s’janë në lidhje, ta shohim edhe për sa kohë do shkojë kështu.