Transmetuar më 20-03-2018, 19:43

Pas dështimit historik të Italisë, duke mos u kualifikuar për në botërorin e Rusisë, në kombëtaren e kaltër ende nuk është gjetur pasuesi i trajnerit Ventura.

Pas largimit të tij emrat e diskutuar janë të shumtë, ku më të përfolurit kanë qenë emra si Ançeloti, Mançini apo Conte. Por mes emrave ka qenë edhe ish-trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi.

Pas disa muajsh heshtje, emri i tij ka dalë sërish në skenë. Madje ai kuotohet si një ndër kandidatët më potencialë.

Dhe këtë e thotë personi që po merret pikërisht me përzgjedhjen e kandidaturave, zv.presidenti i Federatës Italiane Alessandro Costacurta.

Kandidaturën e ish-trajnerit kuqezi ai e përmendi në një studio televizive ku ndodhej edhe vetë Gianni de Biassi./a.m./noa.al/