Transmetuar më 20-03-2018, 19:24

Krimi kibernetik po kthehet në një shqetësim vërtetë serioz për autoritetet ligjzbatuese.

Kjo edhe për faktin e intensifikimit të transaksioneve monetare në mënyrë elektronike.

Gjatë kohëve të fundit janë raportuar shumë raste grabitjeje përmes ndërhyrjeve në të dhënat kompjuterike.

Rasti i fundit i proceduar nga policia është ai i mashtrimit të një 58-vjeçari nga Durrësi.

Shtetasit me inicialet A.V. i kanë grabitur një sasi eurosh që nuk bëhet me dije me anë të mashtrimit kompjuterik.

Sektori kundër krimit kibernetik ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit./a.m./noa.al/