Transmetuar më 20-03-2018, 19:19

"Hunda e madhe bela e të zotit", thotë një shprehje e vjetër shqiptare për personat që përgjithësisht tregohen mendjemëdhenj apo mospërfillës.

Por kur e ke vërtet hundën e madhe çfarë ndodh?!

I tillë është rasti i njeriut me hundën më të gjatë në botë. Thonë shpesh që hund nuk shahet, por e këtij njeriu është plot 8.8 centimetra.

Mehmet Ozyurek nga Turqia, mban rekordin e hundës më të gjatë në botë që prej vitit 2010 kur fitoi çmimin në një emision në Romë.

Edhe pse flitet se kjo ndoshta nuk është hunda më e gjatë në histori.

Thuhet se gjatë viteve 1770 në cirkun anglez, Thomas Ëedders kishte hundën e gjatë 19 centimetra./m.sh/noa.al/