Transmetuar më 20-03-2018, 19:10

Një gjallesë e mistershme u gjet në bregun e Xhorxhias në SHBA nga një kalimtar i rastit.

Videoja e krijesës së frikshme po bën tashmë xhiron e botës çka ka bërë që të përhapen edhe teoritë e ndryshme rreth llojit të gjallesës.

Krijesa e çuditshme ngjan me një dinozaur ujor.

Por ajo që e bën më interesante këtë histori është fakti se pikërisht në zonën ku u gjet krijesa ka ekzistuar një legjendë për ekzistencën e një monstre ujore shkruan NOA.

Ndërkohë disa studiues detarë kanë nisur të kryejnë studime për krijesën. Paraprakisht ata kanë hedhur dyshimet se kemi të bëjmë me një lloj peshkaqeni elefant në dekompozim e sipër, ndaj sipas tyre mund të ketë marrë këtë pamje.

Por, misteri gjithsesi nuk është zgjidhur ende./a.m./noa.al/