Transmetuar më 20-03-2018, 19:05

Ndonëse reshjet e shiut pushuan gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e qarkut të Shkodrës ndodhet nën ujë.

Në përsëritje të kërkesës së kryebashkiakes Voltana Ademi, duket se vetëm sot drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi është dorëzuar për të shpallur gjendjen e emergjencës.

 Nga mbledhja e Shtabit, Prençi kërkoi që në Shkodër të shpallet emergjenca e pjesshme civile.

Prençi ka kërkuar edhe hetim të thelluar në lidhje me rrugën e re të Velipojës.

"Situata është e rëndë në Anë të Malit dhe Dajç, situata ka ndryshuar nuk jemi si disa ditë më parë. Kërkoj që në këtë tryeze të thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar.

Investimi në rrugën e re të Velipojes është skandaloz. Te thirret në kete tryeze edhe Benet Beci. Ajo rrugë po gropos punën tonë. Puna që po bëhet në atë rruge po zgjeron hartën e përmbytjes", tha Prençi./m.sh/noa.al/