Transmetuar më 20-03-2018, 16:18

Kur një grua është shtatzënë, gjithmonë e kap një nur bukurie në fytyrën e saj. Ajo duket më bukur se asnjëherë tjetër.

Njësoj ndodh edhe me këngëtaren e njohur Adelina Tahiri. Këngëtarja nga Shkupi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Adelina do të bëhet së shpejti nënë e një djali.

Ajo është aktive në rrjetet sociale edhe gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. Madje Adelina na tregon edhe sesi duket pa grim, e veshur thjeshtë teksa konsumon një kafe. Me buzët e plota, dhe me sytë e mëdhenj, Adelina duket më bukur madje e patrukuar.

Ndërkohë që tashmë e ka kaluar mesin e shtatzënisë Adelina po përgatitet për t’i uruar mirëseardhjen djalit të saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram dy fotografi, ku shihet se ka zgjedhur karrocën e bebit. Adelina shihet mjaft në formë, e veshur me të zeza, ndërkohë që qëndron majë takave.

Rreth dy muaj më parë Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov./b.l/noa.al/