Transmetuar më 20-03-2018, 15:55

Rëzimi i Ballkanit në tërësi, dhe i Shqipërisë në veçanti, nuk është aspak në interes të Bashkimit Europian.

Kështu u shpreh përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, gjatë fjalës që mbajti në takimin e miqve të Shqipërisë në BE.

“Rreziku i të mos ecurit përpara është të rrëzohemi, dhe nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor, nuk është aspak në interes të rajonit, aspak në interes të BE. Kjo është shumë e qartë për mua”, tha Mogherini.

Zyrtarja e lartë e Unionit u shpreh se vendet e Ballkanit nuk duhet ta humbasin këtë mundësi të mirë që kanë aktualisht.

“Të mos humbasim mundësinë që kemi dhe momenti është tani. Do ta përmbyll duke thënë, së pari për  të pasur një rekomanduim të pakushtëzuar për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë dhe së dyti, dhe për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas do të fillojë”.

Ndërkohë, më herët, gjatë një takimi që kreu i qeverisë Edi Rama pati me Eurokomisionerin Hahn, Kryeministri kërkoi që BE të hapë dritën jeshile për negociatat. /k.k/noa.al/