Transmetuar më 20-03-2018, 15:47

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, atje ku po mbahet takimi "Miqtë e Shqipërisë" dha një mesazh të qartë për vendet e BE, ndërsa theksoi se fantazmat e së shkuarës nuk do të cënojnë të ardhmen. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria meriton çeljen e negociatave me BE.

“Ky është një moment mjaft thelbësor për ne, që është në prag të publikimit të raportit. Ne mendojmë që aty meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Jam i sigurt për shumë nga njerëzit në këtë sallë që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi, nuk është e vështirë që të kuptohet se pse është me kaq rëndësi që të hyjmë në fazë të re. Për disa është me rëndësi që disa përpjekje dhe nëpërmjet vështirësive që kemi kaluar, për të mbërritur në këtë moment”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri theksoi se nga fjala e presidentit do i referohej kryesisht asaj që merret e mirëqenë që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan. “Qysh prej vitit 2014 kemi bashkëpunuar për të sjellë rajonin në një nivel tjetër bashkëpunimi. 

Është një rajon ku jo për arsye që janë të thella, kemi kaluar konflikte, luftëra dhe është një rajon që ka besime fetare dhe etnish. Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë apo në këtë qytet, nuk duhet të harrojmë që ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe duhet të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës", tha Rama.

Sipas Ramës ne nuk jemi as naivë e të paduruar, por thjeshtë e dimë çfarë do të thotë lufta. “Për ne s’është e lehtë se e shkuara jonë s’ishte aspak bujare dhe procesi i shtetndërtimit për të gjitha vendet në rajon është një proces i ri, procesi është aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi se sa vetë anëtarësimi se i mban të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët.

T’ju them një hollësi që thotë shumë, ne ndryshuam kushtetutën tonë dhe kemi të vetmen kushtetutë në botë ku një OMN është një fuqi ksuhetutese që sigurohet që reforma jonë në drejtësi është reale dhe procesi i rivlerësimit të çdo prokurori e gjyqtari është real. E besojmë fort që na duhet për breznitë e ardhshme një sistem drejtësie i mirëfilltë i drejtë i ndershëm funksional, se ne duam dëshpërimisht që ky integrim të ecë përpara dhe përfundimisht të ndodhë”. /b.l/noa.al/