Transmetuar më 20-03-2018, 15:25

Një konflikt mes dy personave brenda ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku i moshuari I.H., 71 vjeç, ka plagosur me thikë 53 vjeçarin Z.G., me banim në Tiranë.

Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pikë të basteve sportive.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin, 71 vjeçari ka përfunduar në pranga, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm./b.l/noa.al/