Transmetuar më 20-03-2018, 14:55

Një studim nga kërkuesit shkencorë spanjollë ka treguar se të konsumosh çdo ditë kos largon depresionin. Kjo gjë vlen sidomos për femrat.

Në studimin e publikuar në “Journal of Nutrition” thuhet se ato që konsumojnë kosin rregullisht kanë 30% më pak mundësi për t’u prekur nga depresioni në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Studimi tregoi se fermentimi i laktozës në acide laktike nga mikrobe të veçanta lejon eleminimin e sheqerit, i cili sjell probleme shqetësuese tek personat që vuajnë nga koliti.

Kosi ka një përqendrim më të madh se qumështi proteinash, vitaminash dhe mineralesh, 20 deri në 100% më shumë. Aciditeti i kosit, gjithashtu e bën më të lehtë për trupin të absorbojë ushqyes, si kalciumi, zinku dhe magnezi.

Ajo që mund të thuhet është se kosi të zgjat jetën. Shpjegimi është i thjeshtë: kosi është shumë i pasur me proteina, antibiotikë natyralë dhe yndyrna të vlefshme./b.l/noa.al/